Secondary Adv

Monumentet me te mira ne bote per 2017 sipas TripAdvisor

Share on Google+

Në këtë artikull do të flasim për monumentet ose pikat e referimit më të mira në botë për 2017-ën sipas TripAdvisor.

 

Angkor Wat i shekullit të 12-të në Kamboxhia është në krye të kësaj liste. Në vendin e dytë vjen Xhamia e Sheikh Zayed në Abu Dhabi. Vendi i adhurimit, i cili u hap në vitin 2007 dhe ka një kapacitet prej 40,000 adhuruesish, ka 82 kupola, më shumë se 1.000 kolona dhe llamba ari 24 karatësh.

Në vendin e tretë është katedralja më e lashtë Mezquita de Cordoba në qendrën historike të Kordobës, Spanjë, e cila u shpall pjesë e trashëgimisë Trashëgimisë Botërore nga Unesco në vitin 1984.

Duke vazhduar temën fetare, Bazilika e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit, Itali, shënoi vendin e katërt e ndjekur nga Taj Mahali në Indi dhe Kisha ‘Savior on Blood’, e cila ndodhet në Shën Petersburg, Rusi. Më pas kalojmë në Kinë me Murin e Madh në Mutianyu, Pekin dhe në vendin e tetë vjen Plaza de Espana.

Ndërtesa gjysmë rrethore me tulla, e cila ndodhet në qendër të Seviljes, Spanjë, është ndërtuar në vitin 1928 për ekspozitën Ibero-amerikane të vitit 1929.  Së bashku me të qenit një vend turistik popullor, është përdorur ndër vite edhe si një vend filmimi. Dhe Katedralja e stilit gotik “Duomo di Milano” përmbyll listën e 10 monumenteve më të mira të globit. Vende të tjera mund të përmendim: Kullën Eifel, Pallatin Buckingham, Urën Golden Gate në San Francisko, Memorialin e Linkolnit në SHBA etj.


Më të lexuarat